|
|
|
Synimet pėr 4 vjeēarin e ardhshėm, 2007 2011Vazhdojmė sė Bashku
Për Përmirësimin e Infrastrukturës :
-Përfundimi i Studimit të ri urbanistik të qytetit, Plan i Ri Urban, sipas metodës GIS.
-Asfaltim i Rrugëve të Brëndëshme në Lagje.
-Sistemim Asfaltim i Rrugës së ish Parkut.
-Shtimi i shtyllave të ndricimit dhe i rrjetit te ndricimit publik, aty ku mungon.
-Rehabilitimi dhe ndërtimi i rrjetit të Kanalizimeve në zonat e mbetura.
-Vazhdimi i Rehabilitimit të rrjetit të ujsjëllësit të Korabit, paralel me përfundimin e ujsjellësit të ri.Faza e II-të. Vazhdon financimi me fondet e Bankës Islamike & Qeveria e RSH.
-Përfundimi i legalizimit & urbanizimit të zonës informale.
-Asfaltim i Rrugës Lagjes Poshtë Gjykatës dhe Rrugës Stadiumit.
-Sistemim Asfaltim i Rruges për në MMRruga (drejtë Dohoshishtit). Ndertimi i Rrugës nr.2, Lgj. Kallavere.
-Ndërtim i një Thertoreje të Re sipas standarteve të BE-së.
Shtim dhe përmirësim i hapësirave të gjelbërta:
-Ndërtimi i Parkut të Gjelbërt në periferi të qytetit.
-Ndërtimi i këndeve të lojrave, pranë lulishteve dhe në parkun e qytetit.
-Ndërtim lulishte të reja në Lagjen Kamen,Veri-Perendim.
-Ndërtim lulishte të reja në Lagjen Dobrovë, Jug-Perendim.
-Modernizim i Shërbimit të Pastrimit.
-Mbjellje pemë, shkurre, gardhe e drurë dekorativ kudo ku mungojnë.
-Pyllezim i shtratit të përroit të llixhave dhe zonës periferike.
Trasparenca dhe pjesemarrja qytetare ne qeverisje:
-Institucionalizimi i Komisioneve Qytetare & Ngritja e Komisioneve me Specialistë.
-Përsosja e transparencës për hartimin e paketës fiskale dhe përdorimin e të ardhurave.
-Rikonstruksion e godines së re të Bashkisë & Ringritje e Modernizim i Zyres së Informimit Qytetar.
-Vendosja e pllakave të emërtesës së rrugëve e banesave(tashmë të miratuara).
-Anketim i vazhdueshëm dhe marrje e opinjoneve të qytetarëve për zhvillimin e qytetit.
-Ndjekja dhe koordinimi i veprimtarisë së administratës me rekomandimet e organizatave të specializuara për qeverisjen lokale, vendase e të huaja.
Përmirësimi i infarstrukturës së arsimit, kulturës, edukimit dhe sporteve:
-Përfundimi i Pallatit të Sportit. Ndërtimi i 2 shkollave të reja.
-Ndërtimi të paktën e një kopështi të ri.
-Ndërtimi i një çerdheje të re.
-Instalimi i sistemit të ngrohjes qendrore në Shkolla & Pallatin e Kultures.
-Rikonstruksion i Muzeut te ri.
-Rivitalizimi i lagjes Treg per kalim në Lagje Muze.
-Salla e leximit të bibliotekës.
-Rikonstruksion e Stadiumit.
-Ringritja e kinemasë së qytetit.
-Ngritja e një qëndre sociale për të rinjtë me probleme sociale dhe të moshuarit.
-Vazhdim i Rikonstruksionit të thellë në Shkolla & Kopështe e Cerdhe.
-Rehabilitimi i Palestrës së Shkollës 9-vjeçare “D.Gashi” & “S. Alliu”.
-Financimi në rritje për trupën e Qëndres Kultutore & Klubin e Sportit “Korabi”.
-Përmirësimin përfundimtar të tregjeve të qytetit.
-Përfundim i rikonstruksionit të QKF-së.
-Vendosja e shënjave sinjalistike dhe pengesave rrugore.
-Shtimi & Risistemimi i Parkingjeve.
Zhvillimi lokal,pronat dhe strehimi:
-Mbështetja e iniciativave dhe projekteve që sigurojnë punësim të të papuneve.
-Përfundimi i shpërndarjes së tapive të tokës bujqësore.
-Mbështetje totale e proçesit të ri ligjor të verifikimit dhe kthimit të pronave ish pronarëve.
-Ndërtimi i 100 apartamenteve sociale për të pa strehët me financim të Bankës së Këshillit të Evropës sipas proçedurave të reja të miratuara nga MPPT&T (tashme është nënshkruar marrëveshja paraprake, ku Bashkia Peshkopi ka plotësuar kushtet e sajë dhe përfiton ne bashkitë e para). Kjo nis në 6-mujorin e parë të vitit 2007.
-Rivitalizim i infrastrukturës në zonat ish industriale, të kthyera në vëndbanime të qytetarëve tanë.
-Mbështetje e SME për frutat/prodhimet blektorale.
-Simulimi për bizneset e reja dhe ato që punësojne më shumë njerëz.
(481 herė lexuar) [ Kthehu mbrapa ] |
|