Qyteti i Peshkopise ndodhet ne Verilindje te Shqiperise. Shtrihet ne te djathte te Drinit te Zi, ne Perendim te Malit te Deshatit, ne te dy anet e perroit te Belloves, ne nje reliev te bute kodrinor. Gjetjet arkeologjike ne teritorin e qytetit te Peshkopise deshmojne per nje jete qytetare Ilire, qe datohet shek. III-II para krishtit.

Peshkopia ka qene e banuar nga fisi Ilir i Penesteve. Banoret e hershem te Peshkopise banonin ne kodren që quhet Gradishta e Peshkopise. Kjo koder ngrihet 698 m mbi nivelin e detit dhe shtrihet ne Perendim te fshatit Bugjenec, ne Veri te fushes se Dobroves dhe ne Jug te prroit te Belloves.
Aty nga mesi i viteve 527 – 560, Perandoria e Lindjes , per tu mbrojtur nga fiset barbare, ngriti nje system keshtjellash vigane ushtarake nga tuna ne Hellade. Ne kete kohe nje keshtjelle u ngrit dhe ne Gradishten e sotme te Peshkopise. Me qe gjuha zyrtare ne kete kohe, ne Perandorine e Lindjes , ishte greqishtja, historishkruesi i perandorit Justiniani, Prokopi i Cezares , e ka perkthyer kalane – qytezë Ilire KUNORE ne STEFANIAK.
“Nje keshtjelle i ri,, - ka shkruar studjuesi autoritar kroat , Milan Shuflai,- me emrin grek , asht Stefaniakon, prej te cilit merr emrin e vet Peshkopia Shqiptare e mevoshme”.
Kjo kala Ilire ka nje siperfaqe prej 1.5 ha (250m lindje – perendim dhe 60m veri – jug).
Ne vitin 1020, Dibra fiton statusin e nje qëndre episkopale , që në burimet bizantine njihet me emërin Episkopata Stefaniakes.
Qendra e pare e Episkopates se Dibres ka qene Peshkopia.
Pavaresisht se katedra episkopale e Dibres nderroi seli dhe dy here te tjera , ajo idha emer qytetit te sotem te Peshkopise, duke lene emerin grek Stefaniakon analeve te histories.
LOKALIZIMI I Stefaniakes ne Gradishten e sotme te Peshkopise domosdoshmerisht zgjati duart ne anomastiken dhe toponimin historike ne lidhje me emrin “Shqefen” dhe “Peshkopi”. Emri “Shqefen” patronim , qe sot e mban nje fis perreth Stefaniakes se dikurshme , eshte nje transformim nga emri antic Stefaniak ne Shqefen. Pra kemi perputhje fonetike dhe territoriale te ketyre dy emrave topike Stefaniak dhe Shqefen.
Edhe emeri Peshkopi, eshte gjithashtu nje transformim fonetik i emerit “peshkopate”, te kishes te Stefaniakes, te ndertuar me 1020, ne mhallen e sotme “Bulke” te Dobroves. Edhe ne kete rast kemi perputhje fonetike me ate teritoriale.
Ne vitin Peshkopia fitoi “statusin” e nje kuvendi. Ne hartat bullgare te shek.XI-XIV, Peshkopia shenohet me emrin “Presolengrad” qe do te thote kryevend. Me vone Episkopata e Stefaniakes nis te quhet Kisha e Shqefnit, por dhe Kisha e Bulke.
Ne vitin 1864 Turqia Osmane beri nje organizim te ri administrative. Dibra u be qender administrative e sanxhakut , ndersa si trevë ndahej ne tri kaza: Dibra e Eperme me qender Oranikun, Dibra e Poshtme me qender Peshkopine dhe Reka me qender Rostushen.(6)
Pavaresisht se Peshkopia u be qender e kazes se Dibres se Poshtme , ajo shume pak ndryshonte nga fshatrat perreth. Ne vitin 1873 ne Peshkopi qe ngritur nje kazerme , dy kateshe, qe strehonte deri ne 800 vete. Qene ngritur dyqane ne anen e djathte te perroit te Belloves dhe ishte vendosur linje telefonike me Oranikun(Shehrin e Dibres) qe ishte qender administrative e sanxhakut te Dibres.
Ne vitin 1913 ne qytetin e Peshkopise verehet nje zhvillim i mire tregtar. Numeroheshin 26 dyqane, disa opingar, orendreqes, furrexhinje etj, që i kishin dyqanet ne dy anet e sheshit te sotem “Bajram CURRI”.