• Republika e Shqipërisë
  • Mirë se erdhët

    Mirë se erdhët në faqen e Bashkisë Peshkopi. Një stinë e re me plotë surpriza për të gjithë vizitorët e faqes tonë. Lundrim të këndshëm...

  • Bulevardi Elez Isufi

    Nga bulevardi Elez Isufi, Peshkopia ka marrë emrin me të cilin njihet si Qyteti i Blirit. Bliri lulëzon zakonisht në muajin Qershor...

 Tani ndodhesh tek :  Faqa Kryesore » Faqet » Kalendari Historik
Kalendari Historik
1122 fjalėt totale tė numėruara nė kėtė dokument
Data e publikimit: 26-04-2012
Lexime: 5791

Ngjarjet Historike të qytetit të Peshkopisë ndër vite

Viti Ngjarja
527-565 Ndërtohet kalaja ILIRE e Peshkopisë
1020 Ndërtohet Epishkopata e Dibrës me seli në lagjen”Bulke” të Dobrovës.
Mars 1467 Peshkopia është fshat me 32 shtëpi.
1582 Nis islamizmi i qytetit.
1864 Peshkopia është qendër e Kazasë së Dibrës së Poshtme.
1873 Vendoset lidhja telefonike Peshkopi – Oranikë(Shehri i Dibrës).
16 Gusht 1912 Peshkopia çlirohet nga pushtimi i gjatë Turk.
14 Prill 1914 Hapet shkolla e parë Shqipe në Peshkopi me mësues Haki SHAROFI.
1915 Hapet Farmacia e parë në Peshkopi nga Faik TOMINI.
18 Gusht 1920 Ngrihet për herë të parë, zyrtarisht, administrata e parë vendore Shqiptare, Prefektura e Drinit me prefekt Ramiz bej Dibrën (QOKU) dhe kryetar komune Shehat SHEHU.
Prill 1922 Hapet internati ”DIBRA” në shtëpinë e Shehat SHEHUT.
1922 Shehat SHEHU zgjidhet kryetar i Bashkisë.
26 Prill 1922 Ngrihet Zyra e Postë – Telegrafisë.
03 Maj 1922 Zyra e Postë – Telegrafisë filloi punën.
11 Prill 1923 Formohet Dega e shoqerisë “Djelmia Dibrane” e Tiranës në Peshkopi, me kryetar Raif KADIU.
14 Prill 1923 Hapet shkolla e parë femërore në shtëpinë e Bajram ILAZIT me mësuese Nazmie PASHOLLI.
16 Mars 1924 Krijohet Dega e Shoqerisë “BASHKIM” të Dibrës me kryetar Taf AGOLLI.
15 Dhjetor 1924 Eles ISUFI organizon mbrojtjen e qytetit të Peshkopisë nga forcat biellogardiste e mbështetësit e Ahmet ZOGUT.
16 Dhjetor 1924 Vritet Sufe XHELILI. Plagoset Elez ISUFI. Hyn Ahmet ZOGU në Peshkopi.
9 Nëndor 1927 Shoqëria Industriale Tregtare ”ANONIME”(S.I.T.A)pranon ofertën për transportimin e krypës në Peshkopi.
27 Shtator 1928 Dr. Ihsan KORÇA emërohet Drejtor i Dispancerisë në Peshkopi me një rroge mujore 500 fr.ari.
8 Dhjetor 1928 Zbriti për herë të parë në fushën e Kastriotit aeroplani i Shoqërisë Italiane “ADRIA aereo Lloyd”. Udhëtimi Tiranë – Kastriot u bë për 27 minuta.
5 Prill 1929 Hapet Zyra e Hipotekave me nënpunes Andrea ÇOKU.
9 Qershor 1929 U bë ceremonia e mbylljes së vitit shkollor ku morën pjesë 160 nxënës të Internatit “DIBRA” të Kastriotit dhe 100(50vajza dhe 50djem) nxënës të Peshkopisë.
28 Nëndor 1930 Arriti për herë të parë makina në Peshkopi në rrugën Elbasan – Klenje – Ura e Çerenecit – Peshkopi me inxhinier Kasem SHEFKIUN, që kishte marrë përsipër ndërtimin e kësaj rruge. Në rrugen Maqellarë – Peshkopi makina për herë të parë ka ardhur në vitin 1923 me shofer Ismail RAMEN(Melani) dhe pas këtij edhe makina e Imer MALIQIT.
22 Mars 1931 Filloi të zbatohet dita e Diel pushim.
22 Mars 1931 Hapet një shkollë nate për analfabetët.
2 Prill 1931 Riorganizohet Shoqëria Sportive ”DIBRA” me kryetar Sali MORINEN.
18 Korrik 1932 Filloi shërbimi ajror rregullisht çdo të enjte Tiranë – Peshkopi.
21 Gusht 1932 Zhvillohet i pari Kampionat i Atletikës me pjesëmarjen e 21 djelmoshave.
24 Shkurt 1935 Peshkopia tronditet nga një tërmet i rëndë , por pa dëme.
3 Mars 1935 Formohet Shoqëria Sportive”BASHKIMI DIBRAN”.
16 Mars 1935 Në hotel ”DEFRIMI” (të Peshkopisë), nxënësit e internatit ”DIBRA” çfaqin dramën ”I gëzuemi i fituemi”.
23 Maj 1936 Inagurohet ndërtesa e Re e bashkisë, me 15 dhoma.
19 Tetor 1937 Drejtoria e Përgjithshme e “Ala Littorias” në Itali, autorizon Degën e saj në Tiranë që të kryente udhëtime angazhe për në Peshkopi në çdo kohë që paraqiteshin 4 persona që paguanin vajtje – ardhje.
8 Korrik 1938 Në Peshkopi ndjehen lëkundje tërmeti.
16 Shtator 1938 Zhvillohen zgjedhjet për Këshillin Bashkiak të qytetit. Kryetar zgjidhet Faik SHEHU.
21 Tetor 1938 Ministria e Punëve Botërore investoi 41 000 franga ari për rrugën automobilistike Burrel – Peshkopi.
15 Prill 1939 Trupat fashiste të Musolinit pushtuan Peshkopinë. Kjo shënoi përfundimin e pushtimitte të gjitha qendrave kryesore të prefekturave të Shqiperisë.
30 Maj 1939 Shoqëria Italiane ”Al Italia” filloi të kryej shërbime ajrore 3 herë në javë: të Hënën, të Mërkurën dhe të Premten.
27 Gusht 1942 Tërmet i fortë me epiqendër Peshkopinë.
10 Shtator 1942 Vdes nga torturat në burgun e Peshkopisë Nazmi RUSHITI.
19 Shtator 1942 Lëkundje të lehta tërmeti në Peshkopi.
15 Janar 1943 Tërmet pa dëme e viktima në Peshkopi.
Qershor 1943 Formohet Këshilli NÇ illegal, ku bënin pjesë Stefan LUARASI, Thoma HARITO, Ramadan SHEHU, Ismete BAHOLLI etj.
10 Shtator 1944 Ekzekutohen në kampin nazist të Prishtinës Hamza SHEHU e Tasim SHEHU.
29 Korrik 1944 Çlirohet qyteti i Peshkopisë nga nazifashizmi.
10 Shtator 1944 Konferenca e dytë NÇ e Qarkut të Dibrës zgjodhi Këshillin prej 30 anëtarësh dhe kryesia prej 10 anëtarësh me kryetar Faik SHEHU.
23 Shtator 1944 Mblidhet konferenca e parë e rinisë antifashiste të qarkut Dibër.
27 Tetor 1944 Riformohet Këshilli i Ri qytetit të Peshkopisë me kryetar Ramadan SHEHU, nënkryetar Rasim FETAHU dhe 6 anëtarë.
10 Prill 1945 Në Peshkopi formohet dega e Kryqit të Kuq Shqiptar me kryetar Haki PAHUMI.
26 Shtator 1945 Bëhen zgjedhjet e reja për Keshillin e qytetit të Peshkopisë.
15 Tetor 1945 Në Peshkopi zgjidhet Këshilli i Përgjithshëm i Gruas Dibrane prej 25 anëtare dhe kryesia prej 9 anëtare me kryetare Sofie BAHOLLI.
20 Dhjetor 1945 Hapet shkolla Unike e Peshkopisë.
Mars 1946 Hapet dega e Bankës së Shtetit në Peshkopi.
16 Maj 1946 Inagurohet Materniteti i Peshkopisë me 4 shtretër. Personeli shëndetësor përbëhej nga një mjek kirurg-gjinekolog dhe një mami(Margarita MENZELXHIU).
17 Maj 1946 Këshilli i Ministrave vendosi hapjen e rrugës që do lidhte Peshkopinë me Kukësin.
29 Maj 1946 Inagurohet Shtëpia e Kulturës. Përgjegjës emërohet Vasfi XHELADINI.
1 Gusht 1946 Shfaqet filmi i parë në kinemanë e qytetit me aparaturë stacionare.
29 Nëntor 1947 U ngrit dhe u vu në punë salla e operacionit me 3 dhoma. Salla e shtrimit kishte 15 shtretër.
Shtator 1948 Hapet zyrtarisht Shkolla e Mesme Pedagogjike në Peshkopi me Drejtor Pandi CICI. Shkolla nisi te funksionojë me 18 nxënës.
1 Korrik 1949 Riorganizohet Qarku i Dibrës. Nga 26 lokalitete që kishte, me organizimin e ri ngelën 12: Ostren, Klenjë, Zerqan, Shupenzë, Selishtë, Lurë, Dardhë, Kastriot, Muhurr, Maqellarë, Sllovë dhe lokaliteti i qendrës.
Gusht 1949 Ditët e para të Gushtit 1949 mblidhet Këshilli Popullor i Rrethit, i cili zgjodhi kryesinë prej 7 anëtarë me kryetar Demir LEKA.
8 Nëntor 1951 Përurohet hidroçentrali i parë në Peshkopi, me përgjegjës Xhelil Çorja.
Maj 1959 Ngrihet Estrada profesioniste e Peshkopisë.
Shtator 1964 Hapet Shkolla e Mesme e Përgjithshme(Gjimnnazi) me drejtor Riza MANJANI.
30 Nëntor 1967 Qyteti i Peshkopisë ashtu si gjithë rrethi goditet nga një termet i fuqishem 9 ballë të shkallës Rihter.
3 Prill 1968 Doli numri i parë i gazetës (Ushtima e Maleve)organ i komitetit partisë rrethit me k/redaktor Esat BASHARI.
6 Nëntor 1968 Hapet shkolla 3 vjeçare për mami.
Shkurt 1969 Krijohet Fanfara nën drejtimin e Tonin ROTES. Më vonë drejtohet nga Nuredin MAZARI.
28 Gusht 1969 Inagurohet muzeu historik i Dibrës, me drejtor Ilmi SADIKAJ.
19 Maj 1970 Peshkopia goditet nga një tërmet 4 ballë.
2 Dhjetor 1970 Inagurohet Shtëpia e Pionierit.
Korrik 1974 Nis punën Zyra e Kadastrës, pranë Komitetit Ekzekutiv të rrethit.
15 Korrik 1975 Nis punën Drejtoria e Higjenës dhe Epidemiologjisë.
13 Tetor 1975 Krijohet Dega e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve.
Maj 1984 Ngrihet Teatri Dramatik i Dibrës.
21 Qershor 1991 Doli numri i parë i gazetës “DIBRA”.
28 Janar 1992 Doli numri i parë i gazetës “KASTRIOTET”, organ i shoqatës ”Bashkimi DIBRAN” me kryeredaktor Moisi MURA.
13 Mars 1997 Ora 13:30, nis transmetimin TV Dibra, me një staf: Veli Vraniçi drejtor, Ben Zeqo operator, Mentor Roçi teknik dhe Gentiana Xhajku folëse.
29 Mars 1999 Në qytetin e Peshkopisë vijnë të dëbuarit e parë Kosovar.
15 Dhjetor 2001 Inagurohet pallati i kulturës ”Haki STERMILLI”.
2003 Denisa KOLA shpallet “Miss Albania”.
11 Mars 2007 Ora 23:00 Peshkopia lëkundet nga një tërmet 4 ballë i shkallës Rihter. Gjithë muaji Mars është shoqëruar me lëkundje të lehta tërmeti.
10 Shtator 2008 Inagurohet Xhamia e Re e Peshkopisë.
17 Nëntor 2008 Inagurohet godina e re e Bashkisë Peshkopi.

 

Info për faqen

Materialet e kësaj faqeje janë të lëshuara nën Creative Commons License, përveē aty ku është specifikuar ndryshe.

Kjo faqe është krijuar nga VetëmArt Studio

Faqe të tjera të Bashkisë
Gazeta Elektronike

Regjistrohu tek gazeta jonë elektonike për të qenë gjithnjë i informuar me të rejat e fundit nga Bashkia Peshkopi.

© 2005-2017 Bashkia Peshkopi. Të gjithë të drejta të rezervuara.