Shtator 2010
  1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
 
Asnjė event sot.

Adresa Email:

Opsionet:

Zgjidh llojin:

Kërkoni për:
në:





Mbi punen e kryer nga Zyra e Sherbimeve per vitin 2008
Informacion



Zyra e Sherbimeve Bashkia Peshkopi realizon sherbimin e Mirmbajtjes te Pastrimit , Grumbullimit, Transportit, Menaxhimit te Mbeturineve te Ngurta ne Fushen e Mbetjeve Urbane, mirbajtjen e Siperfaqeve te Gjelberuara, mirmbajtjen e varezave publike dhe te deshmoreve, mirmbajtjen e dekorit, mirbajtjen e te gjitha çerdheve,kopshteve, shkollave, rrugeve, kanaleve te ujerave te bardha e te zeza ne Qytet.


Ne sherbimin e pastrimit te qytetit ku futet fshirja e siperfaqeve te rrugeve, trotuareve, shesheve si dhe siperfaqeve inerteqe ne total perbejne nje siperfaqe prej 190 000 m2 , grumbullimi dhe transportimi i mbeturinave te ngurta i cili behet ne 160 pika grumbullimi, shtyrja, ngjeshja, mbulimi me dhje i mbeturinave tek fusha e mbetjeve urbane. Ne kete brigade punojne gjithsej 31 persona. Nga te cilat 20 jane ne fshirjen e siperfaqeve, 8 veta ne transportin e mbeturinave, 1 brigadier i traktorist dhe nje roje fushe.

Puna ne brigaden e pastrimit eshte e perditshme, punohet me system 7 oresh ne dite per te mbuluar nje dite te pushimit javor dhe me 3-4 punetore te tjere zevendesues per te mbuluar ditet e pushimit javor.

Punohet me dy turne gjate dites nga ora 400 deri ne 730 dhe 1300 deri 1630 mbas dite, praktike kjo shume e mire per qytetin dhe e praktikuar ne vite. Çdo punonjes ka sektorin e vet ete punes me nje norme mirmbajtje 10 000 m2 ku ne pergjithesi mendojme se eshte punuar mire, punonjesit kane patur angazhimin e duhur ne pune duke punuar me cilesi me me shume vemendje ne bulevardin dhe sheshet kryesore te qytetit.

Grumbullimi dhe transport i mbeturinave te ngurta behet nga 8 punnjes, 6 punetore dhe 2 shofere çdo dite nga ora 500 deri ne 600 deri ne perfundim te detyres ne oren 1300 deri ne 1400 me dy mjete transporti 3.5 ton vetshkarkuese, ku mesatarisht realizojne 4 – 5 rruge ne dite sejcili mjet, duke transportuar mesatarisht 20 ton mbeturina te ngurta ose reth 7300 ton ne vit, te cilat menaxhohen ne fushen e mbetjeve urbane. Ky sherbim mendojme se eshte realizuar mire, veshtiresi ne realizimin akoma me mire te ketij sherbimi jani mungesa e 10% te pikave te grumbullimit, prania e inerteve ne afersi te tyre per nje kohe te gjate deri ne identifikimin e qytetarit qe i ka prodhuar ato dhe detyrimi i tij per largimin e tyre si dhe bllokimi i pikave apo rrugeve (unazave ne lagje) nga parkimi i gabuar i mjeteve.
Ne zonat periferike te qytetit si llixha, rr. Parkut, Çipure, zona e Ish.Nderm.Grumb. ka patur edhe verejtje nga qytetaret per mosterheqjen çdo dite te mbeturinave te ngurta, verejtje te cilat jane marre ne considerate nga ana jone dhe puna eshte permiresuar. Per nje permiresim me te mire te sherbimit te pastrimit mendojme se ka ardhur moment ii zevendesimit te koshave prej betoni me kazan metalik me rrota si dhe i mjeteve te transportit te ngarkuara me krehe dhe te hapur me mjet teknologjik dhe te mbyllur, gje per te cilen eshte parashikuar qe kjo te realizohet gjate vitit 2009 duke blere 180kosha metalike dhe nje mjet transporti teknologjik te mbyllur. Domosdoshmeri eshte blerja e nje autoboti per larjen e rugeve dhe shetitores se qytetit e cila eshte parashikuar te blihet ne vitin 2008. Mrja e masave te mesiperme do te beje te mundur permiresimin dukshem te sherbimit te pastrimit ne qytet. Gjate vitit 2008 – 2009 eshte parashikuar blerja e 200 koshave te vegjel ditor per tu paisur te gjitha shetitoret e qytetit, lulishtet, shkollat ku deri mne tani jane vendosur 30 kosha ditore ne shetitoren “E.ISUFI” dhe “N.RUSHITI” .
Menaxhimi i mbeturinave te ngurta tek fusha e mbetjeve urbane eshte realizuar ne menyre te vazhdueshme me nje mjet, traktor i cili ben shtyerjen, ngjeshjen dhe mbulimin me dhe te mbeturinave. Jo vazhdimisht ky sherbim ka qene cilesor pasi ka patur dhe raste te renies se zjarit tek fusha duke shkaktuar dhe ndotje ne zonat perreth, ku jane regjistruar dhe ankesa nga fshati Dohoshisht, kjo si rezultat i pamundesise per te mbuluar si duhet mbeturinat me dhe si dhe mungesa e ujit per shuarje zjari. Ky problem do merte zgjidhje perfundimtare me blerjen e BOTIT dhe nje mjeti FADROME per sigurimin e dheut te nevojshem per mbulimin e mbeturinave. Prania e nje mjeti FADROME ne pronesi te Bashkise do te permiresonte dukshem edhe largimin e mbeturinave inerte ne qytet si dhe do te permiresonte edhe sherbimin e rruge kanaleve per perballimin ne kohe te difekteve te mundshme ne kanalizimet e ujerave te zeza.

Ne sherbimin emirmbajtjes se banjove publike punojne 2 veta, 1 te banjot e qytetit dhe nje te banjot tek ura. Mendojme se eshte punuar mire , perjashtuar rastet kur ka patur mungese uji. Vrasja e qenve rrugaçe eshte realizuar gjate gjithe vitit duke vrare reth 260-280cope, per kete eshte punesuar nje punonjes dhe kerkohet nje angazhim me i madh per te ulur ne maksimumin e mundshem pranine e qenve rrugaç ne qytet.
 Mirmbajtja e varezave te deshmoreve dhe publike ka qene e mire ku sherbejne nga nje punonjes ne sejcilen vareze, duke realizuar te gjitha sherbimet e mundshme te mirmbajtjes si pastrimit, kositjen e barit, krasitjen e bimeve decorative, riparimin evareve etj, duke i aparqitur varezat ne gjendje te mire ne raste vizitash, festash e pervjetoresh.
Dekori ne qytet , flamunj festive e banderol ate ndryshm,e jane vene ne qytet ne çdo feste, ceremoni apo aktivitet qe eshte bere duke e paraqitur ate ne gjendje sa me te bukur e festive, kerkohet nje permiresim te banderolave ne nje cilesi prodhimi me te larte. Zyra e sherbimeve me nje fuqi punetore prej 17 vetash realizon edhe sherbimin emirmbajtjes se siperfaqeve te gjelberuara ne qytet ne nje siperfaqe prej 7.3 ha me te gjithe elementet qe perbejn siperfaqet e gjelberuara si bari dekorativ, druret dhe shkuret decorative, luleve , stolave, shesheve e rrugeve, ndriçueseve, rethimeve dekorative etj. te gjitha siperfaqet e gjelberuara dhe elementet qe i perbejne ato kerkojne sherbim mirmbajtje specifike e teknike. Korkojne punonjes me pervoje e te specializuar. Edhe ne kete sector punohet me sistem 7 oresh per te shtrire sherbimin emirmbajtjes ne 6 dite te javes, kryhen shebime te pastrimit te perditshem, kositja e barit , vaditja e barit dhe bimesise dekorative , prashitjet, krasitjet , riparimi i stolave, rrugeve, shesheve, rrethimeve dekorative , zevendesimi i bimesise se demtuar etj.

Vetem duke kryer sherbimet e lartpermendura ne kohe e me cilesi atehere keto siperfaqe te gjelberuara do te kryenin ne maksimum funksionin per te cilin jane krijuar, do te lozin rolin pushues , çlodhes dhe argetues per qytetaret. Zyra e sherbimeve me brigaden e rruge kanalizimeve raelizon sherbimin e mirmbajtjes se rugeve ne qytet, kanalizimeve te ujerave te bardha e te zeza, mirmbajtjen e çerdheve, kopshteve, shkollave ne qytet dhe institucioneve te tjera ne vartesi te bashkise. Ne kete brigate jane punesuar 15 punetore.
Mirmbajtja e kanalizimeve dhe pusetave te ujerave te zeza(KUZ) realizohet nga 4 punonjes te specializuar te cilet realizojne jo me pak se 3 here ne vit pastrimin ne menyre periodike sipas lagjeve te gjitha pusetave te ujerave te zeza duke hequr te gjitha mbetjet qe gjenden ne pusete duke eleminuar ne kete menyre bllokimet e mundshme te tyre. Behet i mundur eleminimi it e gjitha difekteve ditore te paraqitura nga ankesat e qytetareve gje per te cilen mund te themi se ecuria e ketij sherbimi ka qene e mire.

Gjate ketij viti eshte bere e mundur eleminimi i vatrave ndotje tek sigurimet shoqerore dhe kryqezimi prane karburantit “SHULKU” te cilet qene vatra te rezikshme ndotjke dhe me pasoja per shendetin e qytetareve. Problem serioz per ne si zyre sherbimesh ka qene dhe mbetet vjedhja e kapakeve te pusetave prej GIZE te ujerave te zeza e te bardha , gje per te cilen na ka sjelle shume shqetsime dhe po zevendesojme kapaket e GIZES me kapak betoni atje ku eshte e mundur. Ne menyre periodike e te vazhdueshme sa here qe e kerkon nevoja behet pastrami i kunetave, kanaleve dhe pusetave te ujerave te bardha. Ne saje te nje pune te mire organizuar eshte bere e mundur lyerja ne kohe e me cilesi e te gjitha shkollave te qytetit si ajo e gjimnazit”seit NAJDENI”, shkolles 9-vjeçare Dobrove”Irfan HAJRULLAJ”, Kamen “M>SHEHU”. kopshteve dhe çerdheve te lagjeve “Dobrove”,”Kamen”, çerdhes pas kinemase, kopshtit te Ri e te vjeter ne lagjen”GJ.DOÇI”, lyejen e pjesshme te pallatit kultures , kinemase, bashkise, nderteses tek stadiumi dhe stadiumitetj. Duke realizuar gjithsej 14650 m2 lyerje me gelqere , lyerje te brendshme me bojra 5130 m2 , lyerje tavanesh 435 m2 , lyerje brez me boje vaji 1570 m2 , etj me nje kosto shpenzimesh materialesh 330mije leke. Zyra e sherbimeve me nje mbeshtetje me te madhe mjetesh te permendura me lart dhe fonda per blerje materialesh eshte ne gjendje te realizoje sherbime me cilesore net e ardhmen.


Peshkopi, me 21.11.2008
Pergj.Zyres Sherbimeve
Ing. Isak KAÇI









(294 herė lexuar)

[ Kthehu mbrapa ]
Bashkia Peshkopi © 2005-2010
Materialet e këtij siti janë të lëshuara nën Creative Commons License, përveē aty ku është specifikuar ndryshe.


.:: PhpNuke :: NukeScripts :: VetemArt ::.