• Republika e Shqipërisë
  • Mirë se erdhët

    Mirë se erdhët në faqen e Bashkisë Peshkopi. Një stinë e re me plotë surpriza për të gjithë vizitorët e faqes tonë. Lundrim të këndshëm...

  • Bulevardi Elez Isufi

    Nga bulevardi Elez Isufi, Peshkopia ka marrë emrin me të cilin njihet si Qyteti i Blirit. Bliri lulëzon zakonisht në muajin Qershor...

 Tani ndodhesh tek :  Faqa Kryesore » Lajmet » Lajme » Artiulli » Pėr lirimin e hapėsirave publike tė zėnė nė mėnyrė arbitrate dhe ...

08 Nėn 2011
image

Vendimi Nr: 30 , Datë: 19.09.2011 i Këshillit të Bashkisë bën fjalë për lirimin e hapësirave publike të zënë në mënyrë arbitrate dhe vendosjen e rregullit në qytet. Për më shumë informacion dhe për të shkarkuar dokumentin mund të drejtoheni tek seksioni i Regjistrit ose duke Klikuar Këtu



 

Bazuar në Ligjin nr 8652 datë 31.07.2000 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes  Vendore”, neni 7, neni 10 pik III, neni 32, pika “k”, si dhe në Rregulloren e Brendshme të Bashkisë, nisur nga kerkesa e Drejtorise se Higjenes dhe ankesat e mjafte qytetareve, me propozim te Seksionit te Sherbimeve , Keshilli Bashkiak ne mbledhjen e tije te dt.19.09.2011;

                                              

V E N D O S I :

1. Heqjen nga hapesirat publike apo private te Druve te Zjarrit te vendosura ne kundershtim me ligjin dhe rregullin nga individe, qytetare apo subjekte te ndryshme brenda territorit te qytetit te Peshkopise.

( Ekzekutimi i kesaje mase nga strukturat pekatesete bashkise do te filloje nga dt.10.03.2012, ndersa paralajmerimi i qytetareve per kete vendim do te behet para kesaje date, duke filluar nga fundi i muajit shtator 2011).

2. Heqjen nga hapesirat publike apo private te makinave te prishura ( varreze), mbeturinave te ngurta, inerteve dhe mbetjeve te ndryshme te lena ne keto territore ne kundershtim me ligjin dhe rregullin dhe qe perbejne rrezik per mjedisin dhe shendetin ne komunitet.

3. Heqjen apo prishjen nga hapesirat publike apo private te gardheve, barakave te improvizuara per dru etj., rrethimeve me tel, “kolibave” etj. qe jane vendosur ne kundershtim me ligjin dhe rregullin dhe qe perbejne rrezik per mjedisin dhe shendetin ne komunitet.

4. Ndalimin e hedhjes ne kazanet dhe ne pikat e grumbullimit te plehrave brenda qytetit te mbeturinave inerte, mbetjeve te lendes drusore, deget e krasitura te pemeve, plehun organik te familjeve qe posedojne lope, kuaj, bageti etj. Keto mbetje do te largohen dhe hidhen nga vete personi apo subjekti qe i posedon apo nxjerr ato direkte ne Fushen e Mbetjeve Urbane te qytetit nen mbikqyrjen dhe orjentimin e strukturave perkatese te bashkise.

5. Ndalohet mbjellja apo kultivimi i pemeve frutore, kopeshtit me perime, zarzavate etj. si dhe mbajtja e pulave dhe shpendeve te tjere ne territore publike, apo edhe ne territore private te pa miratuara per kete qellim nga bashkia dhe qe perbejne shkelje te ligjit dhe rregullit si dhe qe perbejne rrezik per mjedisin dhe shendetin ne komunitet.

6. Ndalimin e parkimit brenda blloqeve te banimit te Kamioneve, Autobuzeve, Kamionçinave dhe mjeteve te tjera te renda. Parkimi i tyre kundrejte pageses se tarifes se parkimit te behet vetem ne vende te miratuara per kete qellim nga bashkia.

7. Te ndalohet qarkullimi apo parkimi kudo neper qytet i karrocave me kafshe.( Subjektet e interesuar apo qe e kane praktikuar kete sherbim te orjentohen drejte mjeteve te vogla te motorizuara si “dum dum” etj.)

8. Parkimi dhe levizja e detyruar dhe qendrimi i automjeteve te ndryshme ne qytet te percaktohet me urdher te brendshem nga  vete strukturat e specializuara te bashkise, ne konsultim me Kom. Policise Diber, Sek. Policise Qarkullimit Rrugor dhe me miratim nga vete Kryetari i Bashkise, referuar ne Kodin Rrugor te RSH.

9. Ndalohet tregetimi ne kundershtim me rregullin dhe ligjin ne rruge, trotuare, hapesira publike etj. nga individe, subjekte apo me automjete te ndryshme. Tregetimi i mallrave dhe mjeteve te ndryshme kundrejte pageses se tatim-taksave, tarifave dhe qirase perkatese te miratuar paraprakishte me vendim perkatese te keshillit bashkiak lejohet vetem ne vendet e miratuara per kete qellim nga bashkia.

10. Ndalohet levizja e pakontrolluar dhe “leshimi ne liri te plote e pa adrese”, i pa shoqeruar dhe ndjekur nga “i zoti” i kafsheve te ndryshme shtepiake neper qytet si kuaj, gomare, lope, dele, qen etj. Levizja e tyre neper qytet (per qellim te tregut te diteve te caktuara etj.) nen shoqerimin e “te zotit” do te jete neper rruget periferike drejte destinacionit te miratuar.

11. Ndalohet therja jashte vendeve te percaktuara dhe miratuara nga bashkia dhe pa miratim paraprak kudrejte tarifes perkatese nga inspektori veteriner i bashkise i mishit te kafsheve dhe bagetive per konsum per popullaten. (Per therjet ne vendet e miratuara nga bashkia, mbetjet e plencit, zorrve etj. detyrimishte do te hishen vetem ne Fushen e Mbetjeve Urbane).

12. Ndalohet germimi me kazem etj. apo me fadrome etj. kudo ne qytet ( ne hapsirat publike dhe private) pa lejen perkatese nga strukturat e bashkise.

13. Ndalohet shkarkimi apo depozitimi ne hapesirat publike apo edhe ne ato private i materialeve ndertimore si zhavorr, çakell, rere, beton, hekur, çimento, lende drusore, dhě, thase, kuti, arka, amballazhe  etj. ne kundershtim me rregullin dhe ligjin.

14. Te detyrohen qytetaret dhe subjektet e ndryshme qe mbeturinat perkatese te lejuara te hidhen te amballazhuara vetem ne koshin apo vendin e percaktuar per grumbullimin e mbeturinave dhe jo ne rruge, prane biznesit te tyre, ne trotuare, lulishte etj. Ne te kundert, peveç gjobes perkatese, mbeturina do t’u kthehet brenda baneses apo ambjentit te punes dhe biznesit.

15. Ndalohet lyerja  apo nderhyrja ne fasadat, çatite dhe taracat e banesave private, pallateve etj. pa miratim perkates ligjor nga strukturat perkatese te bashkise.

16. Ndalohet shkrimi me boje, sprajt etj. ne muret dhe hapsirat e tjera publike apo private ne qytet pa miratimin paraprak perkates nga strukturat perkatese te bashkise.

17. Ndalohet vendosja ne shtyllat e ndriçimit publik, ne muret e pallateve dhe ndertesave, ne pemet e fidanet dekorativ dhe ne elementet e tjere te infrastruktures publike ne qytet e tabelave, banderolave, flamujve, reklamave, posterave, afisheve, telave, kabllove etj., pa miratimin paraprak  nga strukturat perkatese te bashkise dhe kundrejte pageses se tarifes  respektive ligjore.

18. Ndalohet muzika dhe zhurmat e tjera festive etj.ne ambjentet publike apo private ne qytet pas ores 22.00. Me njoftim, miratim paraprak dhe mbikqyrje nga bashkia  kjo mund te lejohet deri ne oren 24.00.

Lokalet dhe ambjentet e dasmave lejohen pas kesaje ore vetem nese kane krijuar kushtet e kerkuara per evitimin dhe kalimin e zhurmave ne ambjentin perjashte dhe qe shkakton “ndotje akustike” apo prishje te qetesise publike te te tjereve.

19. Te bllokohet menjehere aktiviteti i lavazheve pa lejen dhe liçensen perkatese. Per lavazhet me leje, te ndalohet nxjerrja e mbetjeve te ujit te ndotur dhe te baltes qe dalin nga procesi i larjes ne kolektoret apo pusetat publike , pa patur me pare te ndertuar nga vete poseduesi “filtra” dhe vend depozitime ( dhe dekantime) paraprake te ketyre mbetjeve. Te ndalohet ose evitohet ndotja dhe ndikimi ne zonen publike perreth dhe ne rruget prane nga uji apo daljet e ketyre lavazheve me leje.

20. Per qytetaret apo subjektet qe nuk zbatojne kete vendim si dhe qe thyejne ligjin dhe rregullin, strukturat ekzekutive te bashkise mbeshteten per zbatimin e ligjit qe pas paralajmerimit per shkeljen perkatese te konstatuar, kalon nga vendosja e gjobave, sekuestrimi i mallit apo mjetit deri ne kallezim penal te individit apo subjektit perkates.

21. Me zbatimin dhe ekzekutimin e ketije vendimi ngarkohet sektori i sherbimeve, policia bashkiake, inspektoriati ndertimor i bashkise, seksioni i higjenes dhe veterinar i bashkise si dhe seksioni i urbanistikes dhe pronave te bashkise.

22. Me kete vendim te njihet Komisariati i Policise, Sek. Policise Rrugore si dhe Drejtoria e Higjenes ne rreth.

23. Ky vendim te behet i njohur dhe publik per qytetaret  dhe subjektet e interesuar nepermjet afashimit ne kendin e njoftimeve, gazeten e bashkise, ne vende publike si edhe nepermjet publikimit te tije ne median lokale.

24. Ky vendim hyn ne fuqi pas konfirmimit nga Prefekti.

Tema tė ngjashme

Lajme

Informacion

Taksat e tarifat vendore pėr vitin 2013
Info për faqen

Materialet e kësaj faqeje janë të lëshuara nën Creative Commons License, përveē aty ku është specifikuar ndryshe.

Kjo faqe është krijuar nga VetëmArt Studio

Faqe të tjera të Bashkisë
Gazeta Elektronike

Regjistrohu tek gazeta jonë elektonike për të qenë gjithnjë i informuar me të rejat e fundit nga Bashkia Peshkopi.

© 2005-2017 Bashkia Peshkopi. Të gjithë të drejta të rezervuara.